Elita e Kosovës/ Fitore bindëse, Llapi shkëlqen ndaj Suharekës
Skuadra e Llapit ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen hapëse të javës së shtatë të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Suharekën, me rezultat bindës 3:0. Kjo disfatë shënon humbjen e parë për ekipin debutues në elitë, Suharekën, që deri tani kishte regjistruar katër fitore e një barazim.
Ndeshja u zhvillua të premten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku vendasit treguan dominim gjatë gjithë lojës. Goli i parë erdhi në minutën e 27-të, kur mesfushori Blend Baftiu realizoi nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, Llapi vazhdoi të rrisë presionin dhe arriti të dyfishojë rezultatin në minutën e 51-të me një goditje të bukur nga sulmuesi Ahmed Januzi, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Arbnor Ramadani, në minutat shtesë.
Tani të dyja këto skuadra kanë nga 13 pikë në klasifikim.