Sat, Sep 28, 2024

Fitore e madhe e Osasunas, Barcelona pëson humbjen e parë në La Liga

  • PublishedSeptember 28, 2024

Osasuna i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Barcelonës. Katalanasit pësuan disfatë 4-2, në ndeshjen e luajtur në Pamplona.

Ekipi i Morenos realizoi me Budimir dhe Zaragoza, në pjesën e parë. Goli i Victor riktheu shpresën e të besuarve të Flick, por vetëm përkohësisht, pasi Budimir “vulosi” një herë e mirë fatin e takimit.

Të dyja skuadrat shënuan edhe nga një herë deri në fundin e sfidës. Bretones thelloi shifrat, ndërsa në krahun tjetër, Yamal gjeti golin në këtë disfatë të Barcelonës.

AlbaniaWeb.net