Sat, Sep 28, 2024

Flet Lautaro: E rëndësishme të provoja sërish shijen e golit, Inter duhet të ketë mentalitetin e duhur

  • PublishedSeptember 28, 2024

Lautaro Martinez u zhbllokua më në fund për këtë sezon. Sulmuesi argjentinas realizoi dopietë, në fitoren 2-3 ndaj Udineses. Pas ndeshjes, lojtari i Interit, u shpreh i lumtur.

“Kemi vuajtur pak, e njihnim skuadrën që kishim përballë dhe është një fushë e vështirë. Pas derbit kemi folur pak dhe kemi punuar shumë.

“Sigurisht ishte e rëndësishme për mua të gjeja golin, sulmuesi ka dëshirë të shënojë. Në fillim luaj për skuadrën, më pas është akoma më mirë nëse arrij edhe të shënoj. Duhet të vazhdoj të punoj, ka rëndësi që skuadra të fitojë.

“Për t’u kthyer ata që ishim sezonin e kaluar duhet të kemi mentalitetin e duhur dhe të jemi të përulur. Duhet ta rrisim nivelin çdo ditë” – tha Lautaro.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net