Sat, Sep 28, 2024

“Ishte shumë prekëse”, Rama për skandalin e Onkologjikut: Tregoi që akoma kemi nevojë të përmirësojmë sistemin shëndetësor

  • PublishedSeptember 28, 2024

“Ajo që ndodhi te Onkologjiku ishte shumë prekëse. Ishte një tregues që kemi akoma nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e angazhimit. Dihet, e ka thënë një veteran i famshëm i BBC, lajm nuk është kur kafshon qeni njeriun, por njeriu qenin. Në rastin konkret, lajmi nuk është që këta mjek bën 90 mijë ndërhyrje në vit, mirëpo kur të del një rast si ai, ose i sanatoriumit, këto janë raste që godasin besimin te sistemi. Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë në vitet e fundit, kanë kujtimet e së shkuarës. Kam dëgjuar edhe të huaj që kanë ardhur këtu që thoshin nuk e besojmë dot që Shqipëria ka një spital si ai i sëmundjeve të brendshme.

Nuk kërkohet llogari pse ndodh që del një derr, por llogaria duhet të sjellja ndaj problemit. Si reagon ndaj kësaj, aty bëhet dallimi, e justifikon apo e sheh në sy dhe thua ndjesë ky ishte një moment i keq dhe hajde e përmirësojmë”-u shpreh Rama.



AlbaniaWeb.net