Kush do e zëvendësojë Salianjin në drejtimin e fushatës së PD në Elbasan? Përgjigjet Berisha: I dërguari i nderit do të jetë…
-Ervin Salianji ishte i deleguari juaj në qarkun e Elbasanit, tashmë që ndodhet në qeli dhe do të vuajë dënimin, a keni menduar emrin e radhës i cili do të drejtojë fushatën elektorale për zgjedhjet 2025?
Sali Berisha: I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Kam bindjen se ky akt, se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.
AlbaniaWeb.net