Sat, Sep 28, 2024

Rudina Dembacaj rikthehet në ekran, zbulohet programi ku do ta shohim

  • PublishedSeptember 28, 2024

Rudina Dembacaj do të rikthehet sërish në ekran! Këtë herë do e shohim si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv, sipas burimeve që i bëjnë me dije “VIP Magazine.

Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci.

Bëhet fjalë për emisionin “Goca dhe Gra”. Ky është një format tërësisht ndryshe në Shqipëri, ku i gjithë programi drejtohet nga vajzat dhe gratë moderatore, të cilat herë pas here kanë edhe të ftuar personazhe të njohur të spektaklit apo edhe politikës.

Mësohet se i gjithë paneli do të jetë i ri, me emra që nuk kanë qenë pjesë e këtij programi në sezonet e shkuara.