Sun, Sep 29, 2024

Barazim spektakolar në derbin e tensionit, Atletico shmang humbjen ndaj Realit

  • PublishedSeptember 29, 2024

Barazim spektakolar 1-1 mes  Real Madridit dhe  Atletico Madrid, në “Wanda Metropolitano”, në supersfidën e La Liga.

Në minutën e 17-të, ishin Los Blancos ata që ngacmuan portën e kundërshtarit. Gjithsesi, tentativa e Valverdes u neutralizua nga “gardiani” Oblak.  Në krahun tjetër, Griezzmann provoi me të majtën nga distanca në minutën e 25-të, por gjuajtja e tij u bllokua nga muri.  Një lojë mjaft e ashpër në fraksionin e parë, me faullet dhe ndërprerjet që ishin të shumta.

Në pjesën e dytë Reali gjeti golin me Militaon. Në derbi nuk mungoi tensioni, teksa në minutën e 70-të arbitri ndërpreu përkohësisht ndeshjen për shkak të hedhjes së sendeve nga tifozët e Los Colchoneros. Djemtë e Simeones siguruan një pikë falë golit të Correa.

AlbaniaWeb.net