Sat, Nov 23, 2024

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, ish-kryeministri pas burgosjes së Salianjit: Ai është guximtar! Vendimi, ‘plumba’ mbi opozitën

  • PublishedSeptember 29, 2024

PD ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, ndërsa kryedemokrati merr pjesë përmes videokonferencës.

Në nisje të mbledhjes, Edi Paloka tha se kanë dalë në një propozim konkret për mënyrën sesi do të vazhdojë aksioni opozitar, teksa më pas fjalën i dha Sali Berishës.

Berisha u ndal te arrestimi dhe burgosja e deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar “vendim politik si plumba për opozitën”.

“Sot mbledhje emergjente të lidhur me fatin e demokracisë, e pluralizmit, dhe sovranitetit kombëtar. Prej ditësh nuk është ajo që ishte. Pas 34 vitesh në Shqipëri është kthyer hija e zezë e narkodiktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies.

Dy ditë më parë një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan i ri, që nuk ka qenë kurrë në pushtet, që nuk ka pasur poste, u dënua me burg, u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij dhe të denoncojë publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve.

Me burgosjen e Salianjit për denoncimin e tij guximtar, Rama nisi fushatën e hakmarrjes, terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve. Në sytë e çdo shqiptari, ishin dëshmitar të triumfit në sallën e gjyqit, në sallën e parlamentit, nën rreshtimin me urdhër politik të të gjitha institucioneve të narkoshtetit dhe drejtësisë sorosiane, në përdorimin e vendimeve politike si plumba për opozitën duke burgosur një deputet, të ri politik të pafajshëm”, tha Berisha.



AlbaniaWeb.net