Mon, Nov 25, 2024

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

  • PublishedSeptember 29, 2024

Ditët po kalojnë dhe ardhja në jetë e vajzës së Sara Gjordenit dhe Bardhit po afron. Së fundmi Sara Gjordeni ka bërë një dedikim tepër të ëmbël dhe emocionues për të voglën e saj në rrjete sociale.

Me fjalë nga më të ëmblat, ajo shpreh gjithë dashurinë që një nënë mund të ketë për fëmijën. Po ashtu ndjehet tepër e emocionuar për ardhjen në jetë të së voglës dhe gjërat e bukura që i presin në vijim.

Më të bukur dedikimin e saj e bën video-ja të cilën ka shpërndarë me ndjekësit. Teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, Sara i thërret bebushes e ndërsa kjo e fundit jep sinjale teksa dëgjon zërin e së ëmës. Ndiqeni:

@iconstyle.media

♬ losing interest (sad song) (speed up) – moody & Shiloh Dynasty & sped up

Hej Mam ☀️ Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e une ndihem ne faj qe ndonjehere nuk flas per ty mjaftueshem. A e di mam, ditet kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njesoj, oret kane tjeter ndjesi, e pikerisht keto ndjesi, zgjasin nje perjetesi oresh. Ka caste qe dita ndal teresisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk leviz e shkrin serish kur mi vret brinjet me kembet e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami eshte ne gjendje te duroje nga ti shume me teper dhimbje sesa ato kembet e vogla qe me trembin e me zgjojne nga gjumi mes nates. Nuk e dija si eshte te jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si eshte te dashurohesh cmendurisht pas nje krijese qe ende as e ke pare, keto po mi meson ti e vogla ime, mami po rritet bashke me ty. Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh keto rreshta ne ekran oj e vogel, eshte se po tingelloj klishe dhe e merzitshme si cdo prind i ri, po ata cfaredo te shkruaj gjithesesi nuk e dine se cfare je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurre. Kjo besoj per fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshem, serish ndihem sikur ska sasi librash qe me mbush fjalorin aq sa per tu shprehur me fjalet qe ti meriton te te them. Ti nuk je thjesht femija im e vogla ime, ti je 100 sfida te mamit te fituara njeheresh, je nje lufte e madhe qe mamit i ka kushtuar shume lot, shume fjale, shume dhimbje, shume ndryshime, po ne te njejten kohe moj mistrece shkelmuese, me ke dhene dite me diell, endrra, shprese, jete! Po me cfare te ti shperblej une ty keto? A do te mjaftojne lodrat qe do te blej o mamush? A do te kenaqin pushimet qe do bejme? A do te mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem une e afte te te jap ty aq sa per te kompensuar gjithcka ti me dhe mua? 100 pyetje ne koke e embla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di qe sapo te ti shoh syte cdo gje do marre kuptim dhe do kem gjithe pergjigjet e botes, ne krahet e mi … Te Dua o zog i bardhe! Mami 💕“