Flick u del në mbrojtje lojtarëve të tij pas humbjes ndaj Osasunës: Lojtarët nuk kanë përgjegjësi, të pësosh 4 gola është shumë
Osasuna zbret Barcelonën nga qielli në tokë. Vendasit ndalën ecurinë mbresëlënëse të skuadrës së Hansi Flick e cila vinte në këtë përballje pas 7 sukseseve rradhazi në La Liga. Një humbje që herët a vonë do të vinte, por të gjitha kreditet i merr skuadra e Osasunës që zhvilloi një ndeshje të madhe, teksa mposhtën katalanasit kryesues të renditjes me shifrat 4-2.
4 gola për ta ulur Barçën me këmbë në tokë. Protagonist absolut i sfidës Ante Budimir, me sulmuesin kroat që realizoi një dopietë tek porta e katalanasve. Zaragoza dhe Bretones kompletuan fitoren e madhe të vendasve në Pamplona. Të besuarit e gjermanit Flick ishin të pafuqishëm dhe përjetuan një mbrëmje makthi, të cilën duhet ta harrojnë sa më shpejtë. Pavarësisht se rihapën lojën me fillimin e pjesës së dytë me Pau Victor, ata nuk mundën dot të çanin murin e ngritur prapa nga tekniku i vendasve Moreno. Goli o Yamal në fundin e ndeshjes shërbeu vetëm për të ngushtuar shifrat e thella të humbjes për kuqeblutë, të cilët nuk ishin mposhtur në Pamplona, që prej vitit 2012, kur asokohe skuadra e jashtëzakonshme e udhëhequr nga Lionel Messi, befasohej me rezultatin 3-2.
I dëshpëruar në fundin e sfidës tekniku gjerman i Barcelonës, Hansi Flick: Duhet t’i pranosh humbje të tilla. Nuk zhvilluam një lojë të mirë. Është përgjegjësia ime t’i mbroj lojtarët e mi, sepse ata kanë zhvilluar shumë ndeshje brenda një kohe të shkurtër. I thash skuadrës se duhet të vazhdojmë përpara. Mendoj se të pësosh 4 gola është vërtet shumë”, theksoi tekniku u katalanasve.