Jashtë fushave prej kohësh për shkak dëmtimi, De Jong: Periudhë e vështirë, e vërtëta për operacionin
De Jong është më në fund gati për t’u rikthyer në fushë, pas dëmtimit të rëndë në El Clasicon e 21 Prillit të kaluar. Mesfushori holandez ka dhënë një intervistë për Barça One, në të cilën ka folur për rikuperimin
“Ishte një proces shumë i vështirë sepse të luaja futboll është gjëja që më pëlqen më shumë. Pasioni im është futbolli dhe kështu ka qenë gjatë gjithë jetës sime.
Kur nuk mund të luash vazhdimisht dhe humbet ndeshje të rëndësishme është shumë e vështirë” – tha ai.
De Jong shtoi: “U fol që duhej të bëja një operacion dhe nuk doja ta bëja. Kjo nuk është e vërtetë, sepse ne të gjithë ramë dakord që të mos kryhej asnjë ndërhyerje”.
(J.S/)