Rikthimi i mundshëm te Gjermania, Neuer i prerë
Manuel Neuer vendosi të largohej nga Përfaqësuesja e Gjermanisë, pasi kontribuoi për shumë vite me “Panzerat”. Së fundmi, te kjo kombëtare është dëmtuar Ter Stegen, çka ka bërë që të lindë nevoja për një portier.
Neuer, në një intervistë të dhënë, është treguar i prerë.
“Ne kemi të paktën dy portierë të mëdhenj me Oli Baumann dhe Alex Nübel. Janë gjithashtu Bernd Leno dhe Kevin Trapp, i cili aktualisht është i dëmtuar. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar,” tha “gardiani” Neuer.
(J.S/)