Sekuestrohen 66 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, trafikantët arratisen në Shqipëri
Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur rreth 66 kilogramë marijuanë, teksa dy të dyshuar janë arratisur në Shqipëri.
“Policët Kufitar të Ulqinit kanë vepruar në bazë të informacioneve operative se në zonën e fshatit Sukobin po kontrabandohej marijuanë dhe se dy persona të paidentifikuar me çanta të mëdha janë arratisur në afërsi të kufirit.
Autoritetet kanë përdorur një dron zyrtar, ku kanë pikasur dy trafikantët të cilët janë larguar në drejtim të Republikës së Shqipërisë”, njofton Drejtoria e Policisë.
Policia shqiptare është në kërkim të personave të përmendur, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.
AlbaniaWeb.net