Sun, Sep 29, 2024

VIDEO/ Taulant Seferi protagonist në Turqi, gjen golin me Bodrumspor

  • PublishedSeptember 29, 2024

Taulant Seferi realizoi gol me Bodrumspor, në fitoren 3-1 ndaj Demirspor. Në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk, sulmuesi kuqezi shënoi në minutën e 54-të.

Seferi, deri më tani, ka luajtur 3 ndeshje në këtë sezon të parë me këtë skuadër, teksa në total numëron 2 gola.

27-vjeçari shqiptar ka ndërruar mjaft ekipe gjatë karrierës së tij. Në Zvicër Seferi ka luajtur për Young Boys, Wohlen dhe Xamax, sakaq në Ukrainë është impenjuar me Vorskla Poltava. Gjithashtu, ish-futbollisti i Tiranës ka kontribuar edhe për Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net