Mon, Sep 30, 2024

Atletiko dhe Real Madrid ndajnë nga një pikë, tensione në “Metropolitano Stadium”

  • PublishedSeptember 30, 2024

Derbi i Madridit mes Atletikos dhe Realit të Madridit ka përfunduar në barazim 1-1.

Militao i dha avantazhin skuadrës së Ançelotit në pjesën e dytë kur bëri një gjuajtje të shkëlqyer pas një krosimi me goditje standarde.

Ndeshja u ndërpre në mesin e pjesës së dytë kur tifozët e Atletikos nisën të hedhin sende në fushë. Objektivi i tyre ishte portieri Tibo Kurtua i cili ka qenë portier i Atletiko Madrid më parë. U desh ndërhyrja e trajnerit Diego Simeone dhe kapitenit Koke. Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta. 

Pas rikthimit në fushë, do të duhej të vinte minuta e 96-të kur Atletiko gjeti golin e barazimit me Korrea, ku në ndihmë i erdhi edhe VAR. Me këtë barazim kaq dramatik, Atletiko u ngjit në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Reali në të 18-tën.



AlbaniaWeb.net