Mon, Sep 30, 2024

Inter, Inzaghi mesazh skuadrës: Të fokusuar ndaj Crvena Zvezdës, kundërshtar i vështirë

  • PublishedSeptember 30, 2024

Përpara ndeshjes në Champions ndaj Crvena Zvezdës, trajneri i Interit, Inzaghi ka kërkuar përqëndrim nga skuadra, edhe pse bëhet fjalë për një rival të lehtë në letër.

“Interi duhet t’i japë vazhdimësi paraqitjeve të tyre në këtë moment. Përqendrimi është një element shumë i rëndësishëm.

Kjo formulë e re e Champions shton vështirësitë. Ne e dimë se çfarë rezerzon kalendari për ne, nuk do të jetë e lehtë dhe duhet të përballemi me gjithçka ndeshje pas ndeshje.

Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Crvena Zvezdës, ata janë një ekip shumë i përgatitur që ka bërë shumë mirë në  kampionat. Do të jetë një ndeshje me shumë rreziqe, të cilat do të duhet t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net