Mon, Sep 30, 2024

Napoli, Rrahmani: Po bëjmë sezon pozitiv, për objektivat nuk mund të flas tani

  • PublishedSeptember 30, 2024

Napoli po zhvillon një sezon mjaft pozitiv, teksa kryeson Serie A. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi i napoletanve, Amir Rrahmani analizoi edicionin.

“Rezultatet pozitive dhe fitoren vijnë falë punës së gjithë ekipit. Ne kemi qëndrimin e duhur dhe është pikërisht kjo që bën diferencën. Është e vërtetë që vitin e kaluar e humbëm këtë qëndrim, por këtë vit po e rizbulojmë ashtu siç po bëjmë me mekanizmat sit ë ndihmojmë shokët e ekipit.

Në këtë kohë kaq të shkurtër po mësohemi me stile dhe module të ndryshme të lojës, jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të mësohemi me këto gjëra. Vendi i parë? Është shumë herët për të bërë krahasim me sezonin e Scudettos, duhet të përballemi me të fortët për të parë nivelin tonë”, tha Rrahmani.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net