Tue, Oct 1, 2024

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 27-vjeçari humb kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe del nga rruga, plagoset rëndë

  • PublishedOctober 1, 2024

Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.

Korrespondenti i AlbaniaWeb.net Mikel Marsi raporton se një 27 vjeçar i cili udhëtonte më makinën tip Ford, dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë duke rënë në kanal.

Nga ky aksident i riu ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës nga ambulanca e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me zjarrëfiksit që ndihmuan për ta nxjerrë të riun nga makina.

Policia është duke kryer veprimet për të nxjerrë dhe shkaqet e aksidentit.



AlbaniaWeb.net