Barcelona punon për sulmuesin e Ligue 1, mund të firmosë me kosto zero në vitin 2025
Duke pasur parasysh vështirësitë financiare dhe kufizimet e vendosura nga Fair Play financiar i La Liga-s, Barcelona tashmë po vëzhgon disa lojtarë që mund të lirohen më 1 korrik. Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta Sport, katalanasit po ndjekin me vëmendje situatën e Jonathan David.
Sulmuesi 24-vjeçar kanadez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Lille dhe mund të jetë një afrim me peshë në verën e vitit 2025. Nëse ai nuk arrin marrëveshje me francezët, Barça mund ta bëjë atë të nënshkruajë një para- kontratë që në janarin e ardhshëm, pa pasur nevojë të paguajë asnjë cent në arkën e “Les Dogues”.
(J.S/)