Tue, Oct 1, 2024

Champions, trajneri i Atalantës: Shakhtar nuk vjen nga një kampionat i madh, por ka talente

  • PublishedOctober 1, 2024

Tekniku i Atalantës, Gasperini tha para ndeshjes së Champions ndaj Shakhtar Donetsk, se pavarësisht se rivali nuk luan në një kampionat të madh, duhet patur kujdes. Ai theksoi faktin se ukrainasit, kanë futbollistë të rinj të talentuar, që mund të bëjnë gjëra të mëdha.

“Nuk e ka vlerën e Arsenalit, por ishte në vazdon e dytë si skuadër. Kampionati i tyre nuk krahasohet me të mëdhatë, por ata kanë një traditë të rëndësishme, dinë të  përdorin lojtarët.

Ata kanë një ekip përgjithësisht të ri. Lojtarët e talentuar të Shakhtar me siguri janë gati” – tha Gasperini.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net