Sun, Nov 24, 2024

Reali sfidon Lille, Ancelotti: Kam shumë alternativa në sulm, rikuperimi i Mbappe ka shkuar mirë

  • PublishedOctober 1, 2024

Numri një i stolit të Real Madrid, Carlo Ancelotti preku tema të ndryshme, në konferencën për shyp para ndeshjes ndaj Lille. Ancelotti theksoi faktin se rikuperimi i Mbappe-së ka shkuar mirë dhe alternativat në ofensivë janë të shumta.

“Mbappe është rikuperuar shumë shpejt, duhet të shohim se si do të shkojë në stërvitje, sepse ai nuk ka punuar ende me ekipin dhe ka bërë punë individuale. Ai kishte ndjenja të mira pas stërvitjes, ne do të bëjmë vlerësimet”.

Sulmi- “Ne kemi shumë lojtarë përpara. Bellingham ka shënuar shumë gola, por ai nuk është qendërsulmues”.

“Besoj se do të jemi gati për të luajtur një ndeshje të madhe, edhe nëse derbi ishte i ashpër”.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net