Tue, Oct 1, 2024

Romanca e re e Elvana Gjatës, çfarë nuk dinim për inxhinierin që jeton në Londër

  • PublishedOctober 1, 2024

Prej kohësh këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka nisur një romancë me inxhinierin Elson Bajrakurtajn.

Në media u bë e ditur se Elsoni është inxhinier, jeton në Londër e po ashtu ka marrë pjesë në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”. Inxhinieri është gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n.

Duket se Elvana ka lënë pas historinë me Ervin Matën dhe po shijon romancën me Elsonin, mirëpo e gjitha kjo e ka një ‘kleçkë’. Sipas faqes ‘Vipat e Bllokut’, partneri i Elvanës rezulton se është i martuar.

Një detaj aspak i vogël apo jo? Por, duket se nuk është bërë pengesë që Elvana të krijojë lidhje me të.