Tue, Oct 1, 2024

Tekniku i Leipzig vlerëson Juventusin: Mund të fitojnë Champions League, kanë potencial të madh

  • PublishedOctober 1, 2024

Marco Rose, trajneri i Leipzig, ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Juventusit në Champions League.

“Juve? Është një ekip i fortë i Champions League. Ata punojnë shumë dhe janë shumë të organizuar.

Por ne e dimë se si duam t’i përballojmë ata dhe nesër duhet të luajmë në nivelin më të lartë. Mezi presim ta luajmë këtë ndeshje. Juve sigurisht që është në gjendje të fitojë Champions. Ka lojtarë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer. Ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë”- tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net