Tue, Oct 1, 2024

Thashethemet për kalimin te Milan, Sesko: Serie A kampionat i fortë, por ndihem mirë te Leipzig

  • PublishedOctober 1, 2024

Benjamin Sesko u përfol shumë gjatë verës për një kalim te Milan. Ylli i Leipzig, i është përgjigjur një pyetje të një gazetari në lidhje me këtë temë, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes në Champions ndaj Juventusit.

“Nuk i komentoj thashethemet për transferimet e merkatos. Jam mirë në Leipzig dhe prandaj kam zgjatur së fundmi kontratën. Serie A është kampionat i fortë.

Unë mund të kisha shënuar më shumë se 14 gola në vitin tim të parë në Bundesligë. Nuk më pëlqen të krahasoj veten me të tjerët, unë jam Benjamin Sesko dhe kam stilin tim” – tha Sesko.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net