Wed, Oct 2, 2024

“Air Rrahmani”, mbrojtësi më i mirë në lojën në ajër, e thonë statistikat

  • PublishedOctober 2, 2024

Amir Rrahmani, prej vitesh pjesë e Napolit, po spikat në arenën europiane. Sipas statistikave të CIES, ai është mbrojtësi më i mirë, kur bëhet fjalë për lojën në ajër.

Rrahmani numëron 98.9 % të dueleve në ajër të fituara, duke lënë mbrapa emra të rëndësishëm si Van Dijk i Leverpool, Diomande i Sporting dhe Pacho i PSG.

30-vjeçari, në këtë sezon është aktivizuar në 6 ndeshje, ku ka dhuruar edhe një asist. Gjatë karrierës, lojtari ka luajtur edhe për Dinamon e Zagrebit dhe Veronën.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net