Arsenal, trajneri Arteta grumbullon Maldini Kaçurrin në Champions League
Arsenali triumfoi 2-0 ndaj PSG, në ndeshjen e vlefshme për Champions. Në këtë takim ishte i ftuar për anglezët edhe futbollisti shqiptar, Maldini Kaçurri, i cili gjithsesi nuk u aktivizua asnjë minutë nga trajneri Arteta.
Kujtojmë që Kaçurri debutoi me skuadrën e parë në ndeshjen e Kupës, të luajtur pak ditë më parë ndaj Bolton. 18-vjeçari shpreson se do të mund të fitojë minuta, në një skuadër ku rivaliteti është i madh. Ai ka luajtur më parë për Arsenal U18 dhe Arsenal U21.
(J.S/)