Bëri publike mbështetjen për Harris, bien shifrat e Taylor Swift në Spotify
Ndikimi i Taylor Swift sa vjen e rritet. Superylli i muzikës ka hyrë në ujërat politike edhe më parë, por përkrahja e saj e fundit ndaj kandidates demokrate Kamala Harris për presidente mund të ketë shkaktuar një reagim jo dhe aq të mirë mes fansave të saj.
Ky ndryshim shënon një moment të rëndësishëm për Swift-in, e cila, për pjesën më të madhe të karrierës së saj të hershme, i mbajti bindjet e saj politike private. Vendimi i saj për të përkrahur Harris erdhi vetëm disa ditë pas debatit presidencial Trump-Harris në fillim të shtatorit, një veprim që dukej i caktuar me kujdes.
Por pasojat, me sa duket, ishin të shpejta. Sipas të dhënave të publikuara nga Chartmetric, këngëtarja e famshme ka parë një rënie të dukshme në dëgjueshmërinë e saj në Spotify që kur e bëri publike përkrahjen e saj.