Wed, Oct 2, 2024

Champions, trajneri i Aston Villës para Bayernit: Japim maksimumin, besoj te grupi

  • PublishedOctober 2, 2024

Aston Villa do të provojë të dalë me pikë nga ndeshja e Champions League ndaj Bayern. Tekniku i skuadrës angleze, Unai Emery iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp.

“Është një rast i veçantë. Jemi të motivuar dhe shumë të emocionuar të luajmë me tifozët tanë në Villa Park. Është një ndeshje e veçantë, e veçantë për të gjithë. U kthyem në Evropë vitin e kaluar, klubi nuk ka luajtur kundër Bayern prej 42 vitesh”.

“Ne duhet të konkurrojmë dhe të tregojmë më të mirën. Evropa është diçka shumë, shumë e rëndësishme dhe shumë, shumë e vështirë. Kjo është sfida që kemi tani. Sigurisht, ne do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Ata janë favoritët, shumë më tepër favoritë se ne”.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net