Wed, Oct 2, 2024

“Duhet të ringrihemi”, mbrojtësi i United i del në mbrojtje Ten Hag: Nuk është fajtor për situatën

  • PublishedOctober 2, 2024

Mbrojtësi holandez i Manchester United, Matthijs de Ligt në Viaplay flet për momentin që po kalon skuadra pas humbjes 0-3 kundër Tottenhamit.

“Deri më tani nuk kemi grumbulluar shumë pikë. Kjo reflektohet në besimin e të gjithëve. Çdo lojtar e di se besimi është një nga gjërat më të rëndësishme në futboll.  Kemi gjithashtu një ekip me shumë lojtarë të rinj dhe është e qartë se ka gjëra që mund të përmirësohen.

Trajneri Ten Hag i kritikuar për rezultatet? “Unë nuk i kuptoj sulmet ndaj tij. E shoh që ai mbetet i qetë. Ai vazhdon të bëjë të njëjtat gjëra. Ai është ende në gjendje të motivojë lojtarët. Kjo situatë nuk është për faj të tij” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net