Sun, Nov 24, 2024

Izraeli shpall “non grata” shefin e OKB-së: Nuk dënoi sulmin e Iranit!

  • PublishedOctober 2, 2024

Ministri i jashtëm izrael, Israel Katz deklaroi se shefi i OKB-së, Antonio Guterrez është shpallur “persona non grata” dhe i është ndaluar hyrja ne shtetin hebre.

Vendimi, sipas shpjegoi kryediplomati izraelit, i detyrohet faktit që Guterres nuk e dënoi sulmin me raketa të Iranit. Kaq mjaftoi që Guterrez të akuzohet për qëndrim anti-izraelit dhe se i jep mbështetje “terroristëve, përdhunuesve e vrasësve. Guterres, tha Katz, do të kujtohet nga brezat që do të vijnë “ si një njollë në historinë” e Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së dënoi një ditë më parë zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi sic tha ai, e bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Irani lëshoi të martën gati 200  raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të atij që e cilësoi si agresioni i tij në Liban dhe në Gazë. Në të njëjtën ditë, Guterres dënoi ashpërsimin e “vazhdueshëm të konfliktit”. Për Israel Katz, fakti që i par ii OKB-së nuk e përmendi Iranin, e bën atë person të padëshirueshëm në Izrael.

“Kushdo që nuk mund ta dënojë qartazi sulmin e urryer të Iranit kundër Izraelit, siç bënë pothuajse të gjitha vendet e botës, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite. Izraeli do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e tij dhe ta ruajë dinjitetin e tij kombëtar, me ose pa Antonio Guterresin”- u shpreh Israel Katz.

Reagimi i Izraelit ndaj Iranit në prill ishte relativisht i butë dhe dukej i kalibruar për të shmangur rreziqet e një lufte të gjerë midis vendeve kundërshtare, edhe pse shkatërroi një tabu të sulmeve të drejtpërdrejta nga Teherani. Ekspertet megjithatë mendojnë se këtë herë, Izraeli mund të vendosë të kundërpërgjigjet duke goditur shumë më rëndë.

 



AlbaniaWeb.net