“Me libra në dorë dhe duke punuar”, Sula tregon takimin me Salianjin në burg: Nuk do ta lemë vetëm
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar se ditën e djeshme ka qenë në ambientet e burgut të Fierit, ku ka takuar Ervin Salianjin, së bashku me deputetin Saimir Korreshi.
I ftuar në “Breaking” në Top News, Sula tregon se e ka parë Salianjin në të njëjtën sjellje apo qasje që e ka parë edhe jashtë atyre dyerve. Ai zbulon se ka në çfarë gjendje ishte deputeti i dënuar me 1 vit burg.
“Ishte zero i demoralizuar, e kam parë me dy libra, jo letrarë. Një ishin fjalimet e Kuvendit që ka patur, aktivitetin politik ku po nxirrte materiale. Po studionte edhe deklaratat që kanë bërë kundërshtarët tanë politikë, është duke punuar fort”, tha Sula.
Duke e përgëzuar për kurjaon e fortë, deputeti deklaroi se bashkë me opozitarët e tjerë, do të paraqitën për ta mbështetur dhe për ta lehtësuar dhimbjen e tij, thotë ai.
“Çdo javë do të paraqitemi për të shkuar për ta takuar, për ta informuar dhe për t’i treguar se do ta mbështesim dhe nuk do ta lëmë vetëm, sepse po bën burgun e grupit parlamentar të PD. Do të jemi pranë në çdo moment. Familjarët duhet të jenë krenar për djalin e tyre, pasi nuk ka bërë gjëra të pista”, u shpreh deputeti.
AlbaniaWeb.net