Pas tensioneve dhe ndërprerjes së punës së Komisioneve Parlamentare, e Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Bushkën dhe Çupin
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Në një njoftim të bërë në faqen zyrtare të Facebook-ut të Ambasadës Amerikane, thuhet se ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.
VIJON…
AlbaniaWeb.net