Wed, Oct 2, 2024

Top Story/ Lufta mes Izraelit dhe Iranit, gazetari: Çdo gjë varet nga Uashingtoni, lëshimi i raketave u provokua nga… Rusia

  • PublishedOctober 2, 2024

Lindja e Mesme është “ndezur” mbrëmjen e 1 tetorit, kur Irani lëshoi raketat drejt Tel Avivit në Izrael.

Gazetari i njohur, Ilir Babaramo, komentoi këtë situatë në “Top Story”, duke u shprehur se ky veprim është provokuar nga ana e Rusisë, në mënyrë që të hiqet disi vëmendja nga Ukraina. Gjithashtu ai shtoi se kjo luftë tashmë do të varet nga Uashingtoni.

“Ka arritur konflikti në një pikë që çdo gjë do varet nga çfarë do vendosë Uashingtoni. Ka reaguar dje që do bashkëpunojë me Izraelin. Ose Izraeli do mbrohet nga fuqia më e madhe e botës, ose do shembet regjimi në Teheran. Bota arabe duket që është në neutralitetin e vet me Izraelin sesa me Iranin, sepse shkojnë me mendimin: ‘Armiku i armikut tim, është miku im’.

Kjo nxit konfliktin me Hamasin në Rripin e Gazës. Mbështet një regjim si ai i Hasadit. Ku ka vatra në Lindjen e Mesme, janë të provokuar nga këta, që janë bedelët e Iranit. Tani ka ardhur koha nëse duhet ‘prerë koka e gjarprit’ apo jo?

Aty janë të shtratëzuara konfliktet. Nëse thamë Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, këto janë aleate të SHBA-së. Ndërsa Irani është aleat i Rusisë. Irani nuk do kishte hyrë në luftë pa një ‘shkelje syri’ të Kinës. Pritet çfarë do të vendoset në klubin e të mëdhenjve. Ky provokim mendoj se është krijuar nga Rusia, për të krijuar një front të dytë dhe për të hequr vëmendjen nga Ukraina.

Netanyahu shpreson në një fitore të Trump, sepse të gjithë e dinë që është një figurë e paparashikueshme. Nëse kujtojmë historinë e armëve kimike të Sirisë, presidenti i majtë i Francës tha shkatërrojini, ndërsa Barack Obama tha do marrim miratimin e kongresit. Përfundoi puna e armëve kimike te ura e Lanës në dorë të Sazan Gurit. Kur erdhi Trumpi, e bombardoi Sirinë, në shenjë ndëshkimi për armët kimike. Në këtë konflikt kemi Jordaninë, i vetmi vend që i diskutohet territori. Izraeli dhe Hamasi ndodhen në territorin e dikurshëm të Jordanisë”, tha Babaramo.



AlbaniaWeb.net