Dyshime për tradhti brenda Hezbollahut apo Iranit? Udhëheqësi Suprem iranian paralajmëroi Nasrallah për vrasjen e tij, por…
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Syyed Hassan Nasrallah që të largohej nga Libani disa ditë përpara se të vritej në një sulm izraelit.
Në bazë të informacioneve të Reuters Irani tani është thellësisht i shqetësuar për infiltrimin izraelit në rangjet e larta të qeverisë në Teheran.
Menjëherë pas sulmit ndaj krerëve të Hezbollahut, Khamenei dërgoi një mesazh, përmes një personi, duke i bërë thirrje Nasrallahut të largohej nga vendi, duke cituar raportet e inteligjencës pasi Izraeli kishte agjentë brenda Hezbollahut dhe planifikonte ta vriste atë.
Khamenei, i cili ka qëndruar në një vend të sigurt brenda Iranit që nga e shtuna, personalisht urdhëroi një breshëri prej rreth 200 raketash që të hidheshin në Izrael të martën, tha një zyrtar i lartë iranian. Sulmi ishte hakmarrje për vdekjen e Nasrallah dhe Nilforoushan, tha Garda Revolucionare në një deklaratë.
Deklarata përmendi gjithashtu vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në muajin korrik në Teheran dhe sulmet e Izraelit në Liban. Në lidhje me vrasjen e Hanuyeh Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë.
Izraeli filloi të martën atë që e cilësoi si një inkursion tokësor “të kufizuar” kundër Hezbollahut në Libanin jugor.
Irani bën arrestime
Vdekja e Nasrallah ka nxitur autoritetet iraniane të hetojnë tërësisht infiltrimin e mundshëm brenda radhëve të Iranit, nga Garda Revolucionare e fuqishme te zyrtarët e lartë të sigurisë, tha një zyrtar i dytë i lartë iranian. Ata janë veçanërisht të fokusuar tek ata që udhëtojnë jashtë vendit ose kanë të afërm që jetojnë jashtë Iranit, tha një zyrtar.
Teherani filloi të dyshonte për disa anëtarë të Gardës që kishin udhëtuar për në Liban, tha ai. Shqetësimet u ngritën kur një nga këta individë filloi të pyeste për vendndodhjen e Nasrallah, veçanërisht duke pyetur se sa kohë do të qëndronte në vende të veçanta, shtoi zyrtari m tej.
Udhëheqësi suprem “nuk i beson më askujt”, tha një burim i tretë që është i afërt me institucionet e Iranit.
AlbaniaWeb.net