Johnson, BBC “i djeg” intervistën! Gazetarja i dërgoi gabimisht pyetjet para kohe, gjiganti mediatik anulon gjithçka
BBC-ja për shkak të gabimit të ish-editores politike, e cila aksidentalisht u dërgoj ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, pyetjet dhe disa shënime për intervistën e planifikuar 30 minutëshe me të, e cila do transmetohej të enjten, ka vendosur bashkarisht me ekipin e Boris Johhson, që të mos e kryej këtë intervistë.
Ka qenë Laura Kuenssberg e cila në platformën X, ish- Twitter, qe njoftoj se “ nuk ka kuptim të pretendoj se kjo situatë është vecse sikletosëse dhe zhgënjyese, e për pasojë është e drejtë që të mos e bëjmë këtë intervistë.
” Ajo shton se” duke lënë mënjanë skuqen në fytyrë nga kjo gjë, ndërshmëria është politika më e mirë”, shton intervistuesja dhe gazetarja më e rëndëishme e politikës së BBC, që drejton shoun politik mjaft të ndjekur të së djelës.
Kjo intervistë me Boris Johnson do ishte intervista e parë në kuadër të disa daljeve televizive për botimin e librit me kujtime të Boris Johnson që botohet ne 10 Tetor, te titulluar “Unleashed”, ose qe argumentueshëm mund të përkthehet si “I cliruar nga xinxhiret”.
Pjesë nga këto kujtime tashmë kanë dalë në median e shkruar britanike, ku Johnson thotë se ai “ nuk është më i sigurt se lockdown-i, gjatë pandemisë ka luajtur ndonjë rol deciziv në mposhtjen e Covid-it, apo ku ai pretendon, se kishte shqyrtuar kur ishte kryeministër në atë periudhë autorizimin për bastisjen nga forcat britanike të një depoje ne Holandë për të marr vaksinat e Covidit, duke e pranuar se plani ishte një “gomarllëk i madh”. Po ashtu Johnson akuzon Rishi Sunak se ky i fundit e detyroje ti jap fund karrierës së tij politike duke e vrare njësoj si Bruti, Jul Qezarin.
Vendimi i BBC për të mos intervistuar Boris Johnson, pas dërgimit gabimisht të pyetjeve të intervistueses, flet në mënyre voluminoze për standardin e lartë të parimeve editoriale të gjigantit britanik të medias, pasi e kundërta do ishte njësoj si të luhej domino me gurët e vendosur ne tavoline ku mund te shiheshin numrat.
Është ky standard editorial i BBC, që e bën atë një diamant të çmuara jo vetëm në elitën e simotrave të saj mediatike në Britani, por në mbarë botën, duke e vendosur BBC në vendet e para të mediave më të respektuara dhe prestigjioze për objektivitetin dhe paanësinë editoriale, duke i dhënë sërish botës së medias një tjetër shembull të integritetit në raportimin mediatik.
AlbaniaWeb.net