Koha fluturon! Eminem së shpejti gjysh
Eminem po merr një rol të ri në jetën e tij: së shpejti do të bëhet gjysh!
Reperi ka njoftuar pak momente më herët se vajza e tij Haillie Jade, është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Kjo ka ndodhur në videoklipin për “Temporary”, të publikuar të enjten.
Videoja është e përpiluar nga videot në shtëpi të Eminem, 51 vjeç, dhe vajzës së tij ndër vite, dhe përmban pamje nga dasma e saj me Evan McClintock në fillim të këtij viti.