Thu, Oct 3, 2024

Lukaku: I lumtur te Napoli, këtu falë sugjerimit të dikujt

  • PublishedOctober 3, 2024

Romelu Lukaku zgjodhi që të bashkohej me Napolin në verë. Sulmuesi, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur mjaft i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre. Belgu Lukaku u shpreh se ka qenë patrioti Mertens ai që e ka bindur për transferimin.

“Ishte gjithçka kaq e mahnitshme që ndjeva një atmosferë të ndryshme me energji vërtet pozitive.

“Si arrita te Napoli? Kur doli lajmi i kontaktit… Jam një person që e shikoj shumë Instagramin dhe ka pasur shumë mesazhe nga fansat e Napolit. Më pas fola me Mertens, të cilin e njoh që në moshën 17-vjeçare.

Kur sheh lojtarët, fizioterapistët, kamerierët dhe të gjithë ata që punojnë këtu, ata janë të gjithë napolitanët e vërtetë që e duan klubin. Kjo të bën të ndihesh mirë, por ka edhe një përgjegjësi të madhe për të dhënë më të mirën” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net