Sat, Nov 23, 2024

Melania kundër Trump, mbështet hapur të drejtat e abortit: Nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për lirinë individuale

  • PublishedOctober 3, 2024

Ish-zonja e parë Melania Trump tha në një video se ajo beson se “nuk ka vend për kompromis” kur bëhet fjalë për “lirinë individuale” të një gruaje, pasi The Guardian raportoi fragmente nga libri i saj i ardhshëm në të cilin ajo thotë se mbështet të drejtat e abortit, “pa asnjë ndërhyrje apo presion nga qeveria”.

“Liria individuale është një parim themelor që unë e ruaj. Pa dyshim, nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për këtë të drejtë thelbësore që kanë të gjitha gratë që nga lindja, lirinë individuale. Çfarë do të thotë ‘trupi im, zgjedhja ime’?” tha ish-zonja e parë në një video të postuar në X.

Mbrojtja e saj për të drejtat e abortit e vë atë në kundërshtim me qëndrimet e bashkëshortit të saj afërsisht një muaj nga dita e zgjedhjeve. Ish-presidenti Donald Trump “mburret” për përmbysjen e Roe kundër Wade, që eliminoi të drejtën kushtetuese për abort dhe bëri që disa shtete të miratonin kufizime strikte të abortit.



AlbaniaWeb.net