“Shkarkimi i De Rossit i papritur, nuk ishte i nevojshëm ndryshimi në pankinën e Romës”
Në një intervistë për Sky Sport, kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, preku tema të ndryshme, ku nuk la pa përmendur edhe shkarkimin e trajnerit De Rossi.
“Së pari do të filloja duke falënderuar De Rossin për gjithçka që na ka dhënë. Ishte e vështirë, ai na dha shumë në nivel njerëzor dhe në fushë. Për mua ai është një trajner i jashtëzakonshëm, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë profesional. Nuk e prisnim shkarkimin e tij, grupi nuk ishte i kënaqur me rezultatet, por nuk e ndjemë nevojën për të ndryshuar në këtë aspekt” – tha ai para ndeshjes së Europa League kundër Elfsborg.
(J.S/)