Thu, Oct 3, 2024

Sulmuesi i Bundesligës “fikson” Liverpool, The Reds e shikon si pasuesin e Salah

  • PublishedOctober 3, 2024

Karim Adeyemi po tregon një formë shumë të mirë te Dortmund në këtë sezon. Në Champions, sulmuesi realizoi 3 gola me verdhezinjtë, ndërsa në 5 javët e para të kampionatit, ka gjetur rrugën e rrjetës 2 herë.

Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga skuadra të mëdha. Së fundmi, sipas asaj që shkruajnë mediat, Liverpool ka dërguar skaut për të parë nga afër Adeyemin, pasi klubi i The Reds beson te ideja se mund të jetë pikërisht ai pasuesi i Mohammed Salah. Salah ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe me gjasë do largohet nga Liverpool.

 

Karim Adeyemi Vs Bayern Munich Scaled
Karim Adeyemi Vs Bayern Munich Scaled

(J.S/)

AlbaniaWeb.net