Sat, Nov 23, 2024

Revolucion ne tregun e transferimeve, Diarra fiton gjyqin me FIFA-n, ja çfarë pritet pas vendimit të Gjykatës së Lartë të BE

  • PublishedOctober 4, 2024

Disa nga rregullat e FIFA-s për transferimet e lojtarëve bien ndesh me ligjet e Bashkimit Evropian dhe parimet e lëvizjes së lirë, tha të premten (4 tetor) gjykata e lartë e BE-së në një vendim që mund t’u hapë derën lojtarëve për të gjetur një klub të ri më lehtë pasi që kontrata e tyre të ndërpritet.

Vendimi i Gjykatës erdhi pasi ish-lojtari francez Lassana Diarra sfidoi ligjërisht rregullat e FIFA-s pas një mosmarrëveshjeje me Lokomotiv Moskën që daton një dekadë më parë dhe rrezikon të revolucionarizojë të ardhmen e tregut dhe të transfertave duke njohur në thelb mundësinë që një lojtar të largohet nga një klub pavarësisht nga kohëzgjatja kontratën e tij.

Sa i përket çështjes në fjalë, Diarra kishte nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin rus në 2013, por marrëveshja u ndërpre pas vetëm një viti pasi Diarra ishte i pakënaqur me shkurtimet e supozuara të pagave. Një veprim që shkaktoi një betejë të ashpër ligjore. Nga njëra anë, Lokomotiv Moska ka aplikuar në dhomën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të FIFA-s për të marrë dëmshpërblim, nga ana tjetër lojtari ka kërkuar pagesën e pagave të papaguara.

Një proces gjyqësor i cili në vitin 2016 vendosi në favor të klubit rus. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi që Lokomotiv Moska e ndërpreu kontratën e Diarras “me arsye të drejtë” dhe lojtari u urdhërua të paguante 10.5 milionë euro. Pasi pretendoi se kërkimi i tij për një klub të ri u pengua nga rregullat e FIFA-s, të cilat përcaktojnë se çdo klub i ri do të ishte bashkërisht përgjegjës me të për pagesën e kompensimit ndaj Lokomotiv, Diarra nuk u dorëzua dhe iu drejtua Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian .

Apelimi i dha të drejtë. “Rregullat në fjalë janë të tilla që parandalojnë lëvizjen e lirë të futbollistëve profesionistë që dëshirojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre duke shkuar të punojnë për një klub të ri”, thuhet në një deklaratë të gjykatës së BE-së. Ish-lojtari i Real Madrid pohoi gjithashtu se një marrëveshje e mundshme me klubin belg Charleroi dështoi për shkak të rregullave të FIFA-s dhe po padit FIFA-n dhe FA belge në një gjykatë belge për dëmshpërblim dhe fitime të humbura prej gjashtë milionë euro. Ndërsa çështja është ende në vazhdim në gjykatat belge, çështja i është referuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për një vendim.

AlbaniaWeb.net