Fri, Oct 4, 2024

Takimi i parë me Mozzik, prindërit e Lotinës: Presim që lidhja të bëhet më e fortë

  • PublishedOctober 4, 2024

Mika dhe Lutfi Haziri kanë rrëfyer në një intervistë në “Canape” në T7 detaje në lidhje me romancën e vajzës së tyre, Lotinës me Mozzik. Ata kanë treguar se si e kanë pritur lidhjen në momentin e parë që e kanë mësuar.

Mika Haziri: E kam pritur mirë, në fillim edhe pse Loti fillimisht më ka njoftuar mua, megjithatë thjesht donte të më merrte mendimin, mami, kam shkruar, ç’thua, si është, edhe i kam thënë mos u ngut njëherë, kujdes, por në momentin që jam njohur dhe tani e kemi bërë familjare, më pëlqen është shumë djalë i mirë.

-E keni paragjykuar ndonjëherë rolin e tij në muzikë?

Mika Haziri: Jo, ndoshta sepse nuk e kam ndjekur më herët, repin e anashkaloj, s’kam as keq, as mirë. Por tani kam parë që kishte këngë të mira.

Lutfi Haziri shprehet se nuk ka pasur paragjykime në familjen e tyre, madje kishin ndjesinë se njiheshin prej kohësh.

Lutfi Haziri: Unë e kam ndjekur, nuk kemi paragjykime në familje realisht, as unë, as Mika. Edhe në familje të gjerë nuk kemi paragjykime. Edhe për Mozin pak a shumë, emër publik, ka qenë i njohur, i dëgjuar, por ajo që neve na ka ofruar është lumturia që Loti e ka gjetur dhe në takimin e parë ne jemi pranuar, kemi pasur ndjenjën që jemi njohur shumë.

-Si ishte takimi i parë me të?

Lutfi Haziri: Sikur ta njihnim gjithmonë dhe porosia ime ka qenë kujdesuni për njëri-tjetrin si për veten tuaj, si për sytë tuaj dhe fundja ne e gjejmë lumturinë si prindër te lumturia juaj, gjithçka që e keni bashkë neve na plotëson, na gëzon. Po presim me padurim t’i bëjmë familjet tona bashkë, më të mëdha dhe kjo lidhje po bëhet më e fortë, më e qëndrueshme, më e çeliktë.