Atalanta lë në “shtëpi” Gjimshitin, dëmtimi në ije i rrezikon edhe Kombëtaren
“Nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Atalnatës, do të vijë me ne. Përndryshe, do të flasim me ta e do të marrim një vendim”. Kështu u shpreh Sylvinho në konferencë për shtyp, i pyetur për gjendjen e Berat Gjimshitit, me kapitenin kuqezi që doli i dëmtuar nga sfida kundër Shakhtar në Champions League.
Gjimshiti u stërvit i diferencuar një ditë më pas, për shkak të shqetësimeve që kishte në ije, por qendërmbrojtësi nuk ia doli në kohë të riaftësohet pasi Atalanta nuk e grumbulloi për ndeshjes e kësaj së shtune kundër Geona-s.
Praktikisht duket e pamundur që Gjimshiti të jetë në dispozicion të Sylvinhos, të paktën jo për ndeshjen e parë kundër Republikës Çeke, por gjendja e tij pritet të vlerësohet më qartë në ditët në vijim, pasi të jenë konsultuar edhe stafet mjekësore.
Gjithsesi, lajmi i mirë për Sylvinho-n është forma që po kalojnë dy qendërmbrojtësit e tjerë Kumbulla dhe Ismajli, ndërsa në dispozicion për dy takimet e radhës në Ligën e Kombeve është edhe Arlind Ajeti, lojtar që Sylvinho e aktivizoi titullar në të tre ndeshjet e “Euro2024”.
()