Wed, Nov 27, 2024

Bombardimet e Izraelit në Liban, Hezbollahu humb kontaktet me liderin e ri të mundshëm

  • PublishedOctober 5, 2024

Hezbollahu ka humbur kontaktet me një pasardhës të mundshëm të liderit që ndërroi jetë Hassan Nasrallah, sipas një burimi libanez të sigurisë.

Grupi nuk ka dëgjuar nga Hashem Safieddine që kur një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit e goditi atë të premten, tha burimi për CNN të shtunën.

Safieddine shërbeu si kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut dhe deri në vdekjen e paraardhësit të tij, shihej si një nga trashëgimtarët më të mundshëm të vendit të rangut më të lartë të organizatës.

Ai është një kushëri i Nasrallah nga nëna dhe ka studiuar së bashku me të në Iran në vitet 1980.

Pas shpërthimeve të njëpasnjëshme që kishin në shënjestër pajgerët dhe telekomandimet e Hezbollahut në shtator, Safieddine tha se organizata e tij nuk do të tërhiqet deri në fund.

Shtetet e Bashkuara e cilësuan Hezbollahun një organizatë të huaj terroriste në vitin 1997 dhe në vitin 2017 e caktuan Safieddine një terrorist të huaj.



AlbaniaWeb.net