Sat, Oct 5, 2024

Fonseca motivon Milanin: Të përgatitur për një ndeshje të mirë, vazhdimësia e rëndësishme

  • PublishedOctober 5, 2024

Tekniku i Milanit, Fonseca doli në konferencë para ndeshjes ndaj Fiorentinës/

“Vazhdimësia është e rëndësishme për momentin. Nëse ekipi është mirë dhe po rritet, gjëja e rëndësishme është të marrim maksimumin nga lojtarët që kemi në dispozicion. Jo se nuk kam besim te lojtarët e tjerë. Lotfus dhe Chukwueze bënë mirë kur erdhën, por tani është e rëndësishme të kemi një bazë që mbështet ekipin”.

“Grupi është i zhgënjyer dhe i zemëruar, pas Leverkusenit, por konstatova ndjenja të mira te lojtarët. Skuadra punoi mirë dhe ne duam të fitojmë. Është gjithmonë e vështirë të luash në Firence, sepse atje na pret një kundërshtar shumë i fortë. Sidoqoftë, jemi gati të luajmë një ndeshje të mirë”- tha ai.

AlbaniaWeb.net