Wed, Nov 27, 2024

Statistikat pro “demave”, Bylisi rivali i preferuar i Partizanit

  • PublishedOctober 5, 2024

Për sa kohë ka qenë në Kategorinë Superiore në vitet e fundit, Partizani ia ka dalë të fitojë në shumicën e rasteve kundër Bylisit. Thuajse gjithnjë, ballshiotët kanë qenë një kundërshtar i preferuar për Partizanin, thekso këtu faktin që në sezonin 2022-2023, kur të kuqtë u shpallën kampion, fituan të katërta sfidat me mallakastriotët.

Në total Partizani numëron shtatë fitore radhazi në po aq ndeshje të fundit mes tyre. Në dhjetë betejat e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve, Partizani ka fituar shtatë dhe ka barazuar tre. Fitorja e fundit e Bylisit daton në dhjetor të vitit 2019.

Në atë ndeshje shënonin Guindo dhe Ndreca për ballshiotët dhe Bardhi për të kuqtë. Sa u përket ndeshjeve në total, këto dy skuadra janë ndeshur 32 herë së bashku, nga të cilat Partizani ka fituar 14 herë, Bylisi tetë dhe dhjetë ndeshje kanë përfunduar në barazim. “Demat” kanë shënuar 40 herë kundrejt 30 të Bylisit.

AlbaniaWeb.net