Wed, Nov 27, 2024

Ten Hag e Guardiola trazojnë Mançesterin, e ardhmja e dy trajnerëve në dyshim të fortë

  • PublishedOctober 5, 2024

Në Mançester, në dy anët e qytetit, dy temat më të nxehta janë e ardhmja e Ten Hag dhe Pep Guardiola-s. Sigurisht diskutimi është ndryshe pasi për Ten Hag flitet nëse do të shkarkohet apo jo, me teknikun holandez që është në “fije të perit”. Rezultatet e fundit shumë negative kanë bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë realisht për shkarkimin e tij pavarësisht se do të kishte një kosto shumë të lartë.

Për herë të parë ka thyer heshtjen edhe Jim Ratcliffe, pronari i Man.United: “Duhet vlerësuar situata dhe të merren disa vendime”, u shpreh bosi i United për BBC duke shtuar: “A kam besim te Ten Hag? Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetje. Erik më pëlqen, mendoj se është një trajner i mirë, por në fund nuk vendos unë për të ardhmen e tij”, u shpreh Jim Ratcliffe.

I ndryshëm është diskutimi për Pep Guardiola-n. Në asnjë moment stoli i tij nuk ka qenë në dyshim, por në fund të këtij sezoni spanjollit i përfundon kontrata. Pas 7 sezonesh, Guardiola mund të largohet nga Man.City, por i pyetur mbi këtë temë Guardiola nuk preferoi të jap një përgjigje të prerë: “Nuk dua të flas për këtë. Kur të ndodh le të ndodhë. Unë ndihem pjesë e këtij klubi deri në kockë. Mënyra më e mirë për të respektuar klubin është të fitosh, të punosh në mënyrën më të mirë të mundshme. E dua këtë klub, do të jetë gjithnjë kështu”, u shpreh Guardiola emri i të cilit po lidhjet gjithnjë e më shumë me stolin e përfaqësueses Angleze në fund të këtij sezoni kur dhe i përfundon kontrata.

()

AlbaniaWeb.net