Sat, Oct 5, 2024

VIDEO/ Liverpool cinik ndaj Crystal Palace, në transfertë mjafton goli i Jota

  • PublishedOctober 5, 2024

Liverpool ka marrë 3 pikë në transfertën e Crystal Palace. Ekipi i Arne Slot fitoi 0-1, autori i golit të vetëm të ndeshjes ishte Diego Jota. Jota realizoi në minutën e nëntë, pas një asisti të Gakpo.

Të besuarit e Glasner u përpoqën që të futeshin në lojë, krijuan raste shënimi, por nuk u treguan të saktë përpara porte. Me këtë rezultat, The Reds kryeson kampionatin me 18 pikë. Ndeshja e radhës për Salah me shokë është ndaj Chelseat në “Anfield”.

Në krahun tjetër, Palace është në vendin e 18-të me 3 pikë. Takimi i radhës është ndaj Nottingham.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net