VIDEO/ Të mëdhatë gabojnë në Bundesligë, zhgënjen Leverkusen, bie Dortmund
Bundesliga luajti të shtunën disa ndeshjet e javës së gjashtë. Leverkusen nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Holstein Kiel.
Kampionët e Gjermanisë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e katërt me Boniface. Hofman dyfishoi shifrat për “aspirinat”, në minutën e tetë.
Mysafirët nuk qëndruan “duarkryq” dhe u futën në lojë me golin e Geshuill në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë, djemtë e Xabi Alonsos u përpoqën që të ruanin epërsinë, por nuk ia dolën dot. Arp dërgoi shifrat në 2-2 në të 69-tën minutë. Rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund, me Leverkusen që shkon në kuotën e 11 pikëve ,në vendin e pestë.
Dortmund u mund në transfertë 2-1 nga Union Berlin. Golat e Vogt dhe Vertessen në minutat 26’të dhe 45-të vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” për vendasit. Në pjesën e dytë, verdhezinjtë e Nuri Sahin ngushtuan diferencat me Rierson në të 62-tën, por pa mundur dot t’i ndryshojnë rrugë fatit të këtij takimi.
Dortmund është në vendin e shtatë me 10 pikë, 1 pikë më pak se Union Berlin i vendit të gjashtë.
(J.S/)