Thu, Nov 28, 2024

“E kisha ëndërruar”, Kumbulla pas golit të parë në La Liga: Emocion i veçantë

  • PublishedOctober 6, 2024

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares realizoi golin e parë në La Liga me Espanyol të shtunën, në ndeshjen ndaj Mallorcës. Kumbulla, ka bërë një postim rrjetet sociale, ku shkruan se e kishte ëndërruar këtë moment.

“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”, – tha ai. 24-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje në këtë edicion. Ai ka luajtur më parë për Veronën, Sassuolon dhe Romën.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net